
Lexoni edhe:
Burjani: Kurti nuk merret me mbikëqyrje të pushtetit lokal
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, në tubimin e fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale, ka folur edhe për buxhetin e vendit, ku u ka kërkuar qytetarëve që të mos i votojnë ata të cilët, në mandatin paraprak, kanë treguar se as nuk dinë të punojnë për qytetarët dhe as nuk e duan punën për të mirën e tyre.
Burjani: Kurti nuk merret me mbikëqyrje të pushtetit lokal
Lexoni edhe:
-Prandaj, të tillëve dhe të gjithë të tjerëve që paratë e buxhetit, në vend se t’i kenë shfrytëzuar me investime të suksesshme në projekte zhvillimore, i kanë dërguar në deficit pa asnjë shpjegim, Albin Kurti, me shumë të drejtë, thotë se nuk do ta japë buxhetin e shtetit për kryetarët e tillë që nuk dinë të punojnë dhe aq më tepër, për ata që janë të përfshirë edhe në vjedhje të buxhetit të shtetit.
Kështu që kryeministri në detyrë kërkon nga qytetarët e Kosovës që edhe votat për balotazh t’ua besojnë kandidatëve seriozë, të cilët janë shembull i punës me sinqeritet, në realizimin e projekteve jetike dhe të interesuar për zhvillimin e Kosovës, me çka do të arrihej edhe evitimi i braktisjes së fshatrave dhe qyteteve nga të rinjtë tanë.
Kjo ka detyruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që t’u kërkojë publikisht qytetarëve të vendit të mos i votojnë ata të cilët nuk dinë dhe nuk e duan punën, sepse ne të gjithë dëshirojmë që Kosova të jetë e banuar cep më cep dhe në të gjitha anët e saj, dhe nuk e duam braktisjen e fshatrave e as të qyteteve tona, gjë që në Evropë e kanë arritur me shumë sukses Gjermania dhe vendet skandinave si askush tjetër.
Duke folur në tubimin e fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale, kryeministri është shprehur se ai nuk i jep paratë e shtetit për ata kryetarë që nuk dinë të punojnë dhe as për ata që vjedhin buxhetin e shtetit, ngase populli i Kosovës ka një pjekuri të rrallë, ka patriotizëm shembullor dhe një rini moderne, popull ky që do të befasojë në balotazh duke votuar kundër bllokuesve të krijimit të institucioneve dhe blloqeve të prapaskenës së inkriminuar politike.
Andaj, ju e dini se unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave tuaja për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë, as për ata që vjedhin buxhetin. Pra, ju mos i votoni ata që nuk dinë dhe nuk e duan punën, dhe as ata që në vend të punës duan vjedhjen, ka tërhequr vërejtjen, ndër të tjera, kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".