
Lexoni edhe:
Fitorja e LVV-së në Mitrovicë është e barabartë me fitoren e Prishtinës
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Të themi diçka në fillim të kësaj teme, që më duket është në interes. Krejt pas luftës, që është karakteristikë, nuk patëm dalje masive në zgjedhje si në ato nacionale, po ashtu edhe në zgjedhjet lokale. Shtrohet pyetja logjike, pse? Menjëherë pas luftës, ishin shumë të ngatërruara gjërat nga pasojat e mëdha që kishte lënë lufta, dhe kishte një vetëdije të ulët për rëndësinë e zgjedhjeve.
Fitorja e LVV-së në Mitrovicë është e barabartë me fitoren e Prishtinës
Lexoni edhe:
-Duke kaluar koha, ishte menduar se do të kemi më shumë dalje për të votuar nga ata që kishin të drejtë vote, por kurrë nuk u arrit shifra e 50 përqindëshit të daljes në zgjedhje. Këtë mund të quajmë fenomen, kur dalja e secilit më të drejtë vote është madhore për formimin e organeve kredibile të shtetit. Nuk ndodhi kështu edhe për faktin se nuk patëm drejtues të shtetit të ndërgjegjshëm, që do t'ia mbushnin mendjen votuesve për të dalë më shumë në zgjedhje. Fenomenet negative si krimi i organizuar dhe korrupsioni etj., më duket mua, ndikuan shumë në demoralizimin e qytetarëve, duke mos parë ndonjë perspektivë, dhe duke humbur gjithnjë e më shumë besimin në ata që e udhëhoqën shtetin dhe atë jo mirë. Një shtet i ri, sapo i dalë nga flakët e luftës çlirimtare, sigurisht ka merituar njerëz më kredibil në pushtet, dhe kjo sigurisht do të kishte ndikuar edhe në daljen masive në zgjedhje. Gjendja ekonomike dhe sociale në vend që të përmirësohej, pësoi rënie, dhe kjo ndikoi që të rinjtë tanë ta braktisin më shumë Kosovën.
Sigurisht, edhe ky faktor ka ndikuar që ata që nuk janë larguar, mos të dalin në zgjedhje. Secili prind i atyre që kanë ikur nga vendi ka pësuar një demoralizim të madh. Ishte pak kjo një kronologji më pak fjalë e ngjarjeve të pas luftës. Nëse vërtetë dëshirojmë të jemi realë, pa animozitete, fitues i kësaj gare zgjedhore është LVV, e cila po garon për herë të katërt në zgjedhjet lokale. Në vitin 2013, kur edhe i hyri jetës institucionale, LVV fitoi 1 komunë; në 2017 - 3 komuna; më 2025 është fituese e zgjedhjeve, duke fituar 7 komuna plus tre. LDK-ja doli fituese në Prishtinë, që padyshim është një fitore e madhe pas një gare të fortë me LVV, por edhe hileqare, në kuptimin se e gjithë opozita u bë bashkë, sikur edhe në shumë komuna të tjera, për ta penguar LVV që të mund të fitonte më bindshëm. LDK fitoi edhe Pejën, që ishte pritur, sepse edhe këtu u bë bashkë blloku opozitar.
Duhet theksuar se këtë komunë, pas katër vitesh, do ta ketë më gjasë LVV. Ky subjekt politik fitoi dy qendra të mëdha të Kosovës, Mitrovicën dhe Gjilanin, dihet edhe pesë komuna të tjera më të vogla, por jo edhe të parëndësishme. PDK ka pritur shumë më shumë në këto zgjedhje lokale, dhe më duket se është humbës, duke krahasuar me AAK-në, e cila është parti shumë më e vogël dhe ka fituar 5 komuna, që është sukses i madh. Dhe, pas LVV, është fituesja e këtyre zgjedhjeve lokale, kur dihet përqindja e votave të vogla të fituara në zgjedhjet nacionale. Të dalësh fitues në Gjakovë, Klinë etj., si qendra të mëdha, nuk është punë e vogël. PDK mund të mburret vetëm me Prizrenin, si një ndër komunat më të mëdha në Kosovë. Është skandaloze që Lista Serbe, e dirigjuar nga Beogradi, të fitojë 8 komuna me shumicë të minoritetit serb. Por, vetë fakti se nuk ka parti të madhe e serioze politike të minoritetit serb, ka bërë që kjo Listë të dalë triumfuese. Në fund, duhet cekur se gjasat më të mëdha për t’i fituar zgjedhjet nacionale, siç po mendohet se do të mbahen në dhjetor, i ka LVV, e cila në disa komuna humbi në balotazh me rezultate të ngushta. Kjo rritje e LVV është premtuese për një fitore edhe më të lartë në zgjedhjet e radhës nacionale.
Pse patëm edhe kësaj radhe dalje të ulët, e që është shqetësuese, duhet të merren seriozisht me këtë temë kompetentët. Kjo temë kërkon studim më të thellë, se në fakt mosdalja në zgjedhje është delegjitimim i tyre, edhe pse zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike, pa ndonjë eksces që vlen për t'u veçuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".