
Lexoni edhe:
LVV me fitoren në tri komuna mund të konsiderohet si fituese morale e zgjedhjeve lokale
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Fitues i këtyre zgjedhjeve është Kosova, për faktin se zgjedhjet përfunduan në mënyrë demokratike dhe pa aksidente. Nëse e bëjmë një analizë në bazë të komunave të fituara dhe numrit të atyre banorëve që kanë këto komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës jo vetëm që ka fituar shtatë komuna, por edhe në krahasim me numrin e banorëve që kanë këto komuna, atëherë ajo është fituese e zgjedhjeve. Kurse VV dhe PDK përafërsisht paralel e ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga gjashtë komuna.
LVV me fitoren në tri komuna mund të konsiderohet si fituese morale e zgjedhjeve lokale
Lexoni edhe:
-Dikush do të thoshte: Po si, VV i ka fituar shtatë komuna? Në aspektin juridik nuk qëndron. Koalicioni në krye me VV, ku janë edhe dy partitë e tjera Guxo dhe Alternativa, i kanë fituar shtatë komuna, por kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Faton Peci, është bashkryetar i Partisë Guxo. Kjo de jure do të thotë se këto tri parti i kanë fituar shtatë komuna: Gjashtë i ka fituar VV, ndërsa një komunë Partia Guxo.
Fituesit e këtyre zgjedhjeve nuk janë partitë politike, por ish-kryetarët e mëparshëm të komunave, të cilët gati të gjithë, me ndonjë përjashtim të vogël, pavarësisht se nga cila parti kanë ardhur, kanë fituar sërish. Kjo do të thotë se shumica e kryetarëve të komunave kanë punuar mirë dhe kanë qenë në afërsi me qytetarët e komunave që kanë qeverisur, duke iu qëndruar afër atyre në përpjekjet për t’u shërbyer qytetarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".