Zgjedhjet lokale të 2025-ës duken si një garë pa fitues absolut
Zef Prenka
Shkruan: ANALISTI-Zef Prenka
Në pamje të parë, zgjedhjet lokale të 2025-ës duken si një garë pa fitues absolut. Rezultatet e shpërndara mes partive – Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me nga 7 komuna, Partia Demokratike me 6, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5, ndërsa Lista Serbe me 10 – e bëjnë të qartë se askush nuk dominoi, por secili mori një copëz ndikimi.
-Megjithatë, në optikë analitike, fituesi real është ai që arriti të mbajë strukturën territoriale dhe bazën elektorale të qëndrueshme.
Në këtë kuptim:
-LDK fitoi terren në qendrat urbane, duke rikthyer Pejën dhe Prishtinën – një fitore simbolike për një parti që kërkon rikthim institucional.
-LVV, ndonëse ruajti disa komuna, nuk arriti të dëshmojë valën e madhe që e solli në pushtet qendror, jep një sinjal i qartë për rënie entuziazmi në nivel lokal.
-PDK dhe AAK ruajtën bastionet tradicionale, por pa arritur zgjerim – çka tregon se elektorati i tyre është më shumë i qëndrueshëm sesa në rritje.
-Lista Serbe në anën tjetër mbetet fituesja më e qëndrueshme, me dominim të plotë në komunat me shumicë serbe , pra një mesazh i fortë për centralizimin e votës serbe dhe koordinimin e saj politik.
Por humbësi më i madh nuk është asnjëra parti, por klasa e njerëzve të pa përfaqësuar politikisht.
Nëse qytetari nuk ka askënd nga subjekti i tij në vendimmarrje, ai është i përjashtuar nga ndikimi dhe ndarja e resurseve publike.
Kjo është humbja e heshtur që nuk del në tabela, por që ndikon më shumë se çdo rezultat zyrtar.
Rënia nga mbi 40% në rundin e parë në vetëm 32% në rundin e dytë është një tregues serioz i plogështisë demokratike dhe rritjes së mosbesimit qytetar ndaj partive politike.
Kjo ndodh për disa arsye themelore:
Zgjedhjet lokale janë shndërruar në arenë pazari, ku qytetari nuk sheh më ndryshim real në jetën e tij, pavarësisht kush fiton.
Retorika e njëjtë partiake, pa oferta konkrete për zhvillim lokal, ka krijuar ndjesinë e mërzisë politike.
Mungesa e besimit tek përfaqësimi lokal – shumë qytetarë ndjehen se pushteti vendor është vazhdim i elitave të vjetra, të cilat mbijetojnë përmes koalicioneve të përkohshme.
Demotivimi pas raundit të parë, ku shumë votues ndihen se vota e tyre nuk sjell ndryshim, bën që balotazhi të mbetet në duart e strukturave partiake të organizuara.
Në thelb, ulja e daljes në votime është një formë pasive e protestës qytetare ndaj një sistemi që nuk i përfaqëson më plotësisht.
Po, dhe kjo është dukuri e qartë.
Zgjedhjet e fundit tregojnë se Kosova është futur në fazën e fragmentimit politik – ku asnjë parti nuk arrin të krijojë shumicë të qartë, dhe pushteti vendor ndahet thuajse në mënyrë gjeografikisht të balancuar.
Kjo fragmentim ka dy anë:- Pozitivja: krijon pluralizëm dhe kontroll më të madh të pushtetit.
-Negativja: sjell vështirësi në qeverisjen lokale, pazare për poste, koalicione të brishta dhe mungesë stabiliteti në projekte afatgjata.
Në këtë kuadër, subjektet politike “pretenduese” janë humbëset kryesore, sepse gara e tyre për “fitore absolute” përfundon në ndarje të barabartë të pushtetit, pa kapacitet real për dominim politik.
Ironikisht, shembulli i Listës Serbe tregon se kohezioni elektoral dhe bashkërendimi politik janë çelësi i suksesit ndërsa te partitë shqiptare mbizotëron ndarja, rivaliteti dhe mungesa e strategjisë së përbashkët kombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
