Në shtetet me demokraci të zhvilluar profilizohen dy parti kryesore dhe fraksionet e tyre

Në shtetet me demokraci të zhvilluar profilizohen dy parti kryesore dhe fraksionet e tyre
Në shtetet me demokraci të zhvilluar profilizohen dy parti kryesore dhe fraksionet e tyre

Idriz Zeqiraj

  • 21 November 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj

Në shtetet me demokraci të zhvilluar dhe kulturë të mirëfilltë shtetërore, profilizohen dy parti kryesore dhe fraksionet e tyre të brendshme. Kuota e ulët e pragut zgjedhor është jo vetëm e kushtueshme, por edhe penguese, pasi bëhen bisht i partive të mëdha, si kusuritje elektorale, pa përfillur parimet elementare morale.

 

-Vërtet, garat gati të barasvlershme të trinomit partiak kryesor parlamentar LDK–LVV–PDK, politikisht Kosovën po e bëjnë më të fragmentuar. Dhe kjo ka imponuar ndarjen e pushtetit lokal, gati në mënyrë të barabartë. Kjo mënyrë qeverisjeje ul konkurrencën ndërmjet partive dhe zvetënon në ballafaqimin zgjedhor. Kjo na kujton “tuxhar” që “zhvaste” hiç më pak se 4 (katër) ministri, kundrejt gjithsej 3 deputetëve.

Raste si ky dhe i matrapazit Limaj, të cilët, përkatësisht, shantazhojnë me 4 dhe 3 deputetë për të marrë edhe postin e kryekuvendarit të Kosovës, janë mjaftueshëm shqetësues, madje edhe irritues, për të ndryshuar ligjin zgjedhor duke ngritur pragun zgjedhor, të paktën, në 10%.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".