E zbulon analisti: Rrjeti i fshehtë serbo-rus vepron brenda institucioneve për zbatueshmërinë e ligjit

E zbulon analisti: Rrjeti i fshehtë serbo-rus vepron brenda institucioneve për zbatueshmërinë e ligjit
E zbulon analisti: Rrjeti i fshehtë serbo-rus vepron brenda institucioneve për zbatueshmërinë e ligjit

Xhevat Meha

  • 21 November 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Këto ditë u raportua se është ngritur aktakuzë ndaj Ministres Hajdari rreth rezervave shtetërore. Po ashtu u raportua se në konferencë me gazetarët Ministrja u deklarua: “Jam më së e lumtur që populli im është më i sigurt me rezervat e shtetit”. Një deklaratë e tillë nga një zyrtar i lartë politik shpreh në vetevete shumë dimensione (rrafshe). Unë po përqendrohem të jap mendim për dy dimensione (rrafshe).

 

-Dimensioni (rrafshi) politiko-ideologjik – Deklarata e cekur më herët nga një individ që në këtë rast, përveç se është zyrtar i lartë politik, është edhe me mandat të shërbyesit ndaj interesave të qytetarëve, paraqet zbatim të mandatit nga shërbyes në pronar ndaj interesave të qytetarëve. Nuk është me rëndësi rregulli shtëpiak (ligjet) në ofrimin të shërbimeve, por mjafton që populli është më i sigurt. Së ç’po më vjen ndërmend deklarimi i "xhaxhi Enverit": më mirë të hamë bar...

Dimensioni (rrafshi) i zbatueshmërisë së ligjeve – Deklarimi i cekur më lart nga rrafshi i zbatueshmërisë së ligjeve në Kosovë është një paraqitje triumfaliste para institucioneve përgjegjëse për zbatueshmëri të ligjeve. Nuk është kjo Ministre e para me kësilloj deklaratash, kështu paraqiten pothuajse të gjithë zyrtarët e lartë politik. Këto paraqitje i bëjnë me besueshmëri të lartë se do të triumfojnë. Kjo besueshmëri vjen nga fakti se rrjeti i fshehtë serbo-rus që vepron brenda institucioneve përgjegjëse për zbatueshmërinë e ligjit deri tani me sukses ka arritur të amnistojë pothuajse të gjithë keqbërësit. Sidomos zyrtarëve të lartë politik ky rrjet u ka arritur t’u sigurojë paprekshmëri pothuajse absolute.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".