Burjani: 28 dhjetori nuk është datë kompromisi pasi presidentja ka mbajtur pak anë

Burjani: 28 dhjetori nuk është datë kompromisi pasi presidentja ka mbajtur pak anë
Burjani: 28 dhjetori nuk është datë kompromisi pasi presidentja ka mbajtur pak anë

Blerim Burjani

  • 25 November 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

28 dhjetori nuk është datë kompromisi, por të ishte ajo s’do të zgjidhte asnjërën datë, as 21 as 28, por një datë tjetër, por këtë nuk e ka bërë. Më ka zgjedhur një datë për të favorizuar sadopak mërgimtarët që vijnë për të votuar, ajo e ka pasur për qëllim që sa më shumë qytetarë të votojnë.

 

-Tash mërgimtarët përbëjnë një masë interesante votuese nëse e kanë vullnetin të votojnë drejtpërdrejt në Kosovë, pra këta që vijnë dhe janë shtetas të Kosovës do të votojnë. Presidentja ka mbajtur pak anë, a shumë pro VV. Ndërhyrje është, sepse ajo do të duhej ta luante rolin neutral dhe të kërkonte datë tjetër apo në janar të caktonte, por këtë nuk e ka bërë. Andaj opozita ka reaguar dhe i ka dhënë epitet negativ vendimit të Vjosës. Nuk e besoj se ndikon gjë në organizimin teknik të zgjedhjeve ky mendim. KQZ në periudhën 30-ditore gjithmonë është e gatshme të organizojë zgjedhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".