Zeqiraj: Në mungesë të fakteve dështuan në akuzën zero të argumentuar opozitarët të koalicionuar
Idriz Zeqiraj
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Presidentja Vjosa Osmani është po aq profesionale, sa edhe përkushtuar në detyrën e saj presidenciale. Matja në kohë për përgatitjen zgjedhore solide favorizonte të vetmen datë zgjedhore, 28 dhjetorin. Andaj, vendimi i Presidentes është bindshëm i argumentuar për datën 28 dhjetor. Ndesh me vendimin e Presidentes, kryesisht, tri partitë kryesore të opozitës: PDK, AAK, NISMA, por edhe klani Mustafa, ndoshta klanistë brenda LDK-së, të cilëve u pëlqen ta bashkojnë votën me PDK-në, si patericë e saj e hershme.
-Megjithatë, përveç kundërshtive të zhurmshme dhe bosh, opozita PAN-iste nuk sjell asnjë argument bindës. Prandaj, nuk ka asnjë bazë logjike që refuzimi i 21 dhjetorit, si datë e preferuar zgjedhore nga opozita, të rrezikojë që ky vendim i Presidentes të interpretohet si ndërhyrje e saj në garën zgjedhore.
Mësuesi im i Shkencave Politike Juridike, Dega gazetari, në Universitetin e Tiranës, gazetari dhe shkrimtari Dritëro Agolli, na mësonte: "Kur të mungon fakti, mos e fillo shkrimin, sepse do të dështosh". Mendoj se, në mungesë të fakteve, dështuan në akuzën zero të argumentuar, opozitarët të koalicionuar në PAN, përkatësisht, subjektet politike PDK, AAK, NISMA, plus dy partitë tjera minore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
