Kosovës po i mungon funksionimi i shtetit ligjor...

Kosovës po i mungon funksionimi i shtetit ligjor...
Kosovës po i mungon funksionimi i shtetit ligjor...

Skender Mulliqi

  • 02 December 2025 - 16:20

Për shumë vite shoqëria jonë është varfëruar nga politikanet dhe kriminelet e këqij.Jemi bërë pengje të profiterëve të të gjitha ngjyrave , predikues të urrejtjës , huliganë që bëjnë punën e tyre të ndyrë…

Nga Skënder MULLIQI

 

Ne si popull që shumë kohë po pranojmë  që sulmet, fyerjët dhe agresioni janë gjëra normale.Atëherë ne po ushqejmë një atmosferë të tillë më heshtjën tonë.Të ekspozohemi gjithë kësaj loje të ndytë politike  dhe mos të reagohet bash më asnjë formë, është sa e turpshme, po aq edhe e pa justifikueshme.Qytetarët nuk kan menduar së po votojnë për kuvendarë halabak  , hajna dhe profitera , duke lënë anash  interesin e shtetit të cilin është fakt së nuk po e ndërtojmë mirë.Ndëgjuam dhe pamë gjithë farë lojërash të ndyta politike që asgjë nuk kanë të bëjnë më politikën  serioze , dhe seriozitetin që kërkon gjendja  aktuale politike dhe ekonomike në vend.Është evidente së gjithë kjo luftë politike që po zhvillohet për dhjetë muaj më radhë, po bëhët nga ata që janë bërë milionerë më pasurinë e shtetit dhe po dëshirojnë prap të pasurohen thua së në këtë nënqiell nuk jeton askush tjetër!Shumica e këtyre deputeteve e kan dëshmuar vetën , së më asgjë nuk e mertojnë postin  e të zgjedhurve të popullit.Këta njerëz që nuk dakordohen për të formuar organët e reja të shtetit , duke dërguar vendin në zgjedhje të reja , prap do të vazhdojnë me  gjasë me avazet për  të bërë luftë  për pushtet.Nese vazhdohet më avazin e vjetër të lojërave politike të turpit, duhet të vjen në shprehje mos dëgjimi qytetarë , për të shpëtuar lirinë , demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës, të fituar më luftë dhe më shumë viktima njerëzore dhe materjale .Shumica prej tyre janë bërë milioner në mënyrë të paligjshme  dhe kjo pasuri duhet tu konfiskohet.Nese nuk vihet rendi dhe ligji në këtë vend, vaj halli për qytetarët dhe për të ardhmën e Kosovës.Nevoitet reformim i plotë i organeve të drejtësisë, që askush mos të ka mundësin që mos të përgjigjet para ligjit për ndonjë veper penale .Nese nuk bëhët kjo punë , hajnitë , do ta trashwn  edhe më shumë, pa frikë së do të përgjigjen para gjykatave dhe para popullit.Duhet bërë një hulumtim i detajizuar , dhe të gjithë ata që kan abuzuar më të mirat materjale të përgjigjen, dhe fajtoret natyrisht  ta marrin dënimin e merituar.Ose po bëhëmi shtet ku funksionon rendi , ligji, liria  dhe demokracia , ose do të mbesim si zorra nëpër këmb të miqëve dhe armiqëve tanë shekullor.Nëse pranojmë  agresionin e madh të rrenave dhe  të hajnive  , atëherë do ta ushqejmë një atmosferë të tillë me heshtjen tonë. Por ne nuk do të heshtim dhe se do të luftojmë së bashku për shtet ligjor,  për një shoqëri të lirë dhe demokratike.Për shumë vite shoqëria jonë është varfëruar nga politikanet dhe kriminelet e këqij.Jemi bërë pengje të profiterëve të të gjitha ngjyrave , predikues të urrejtjës , huliganë që bëjnë punën e tyre të ndyrë…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".