
Lexoni edhe:
Premtimet elektorale në themel kanë mashtrimin e qytetarëve si një lyerje e trurit me tlyn
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Të them të drejtën, në traditën tonë popullore ekziston një shprehje shumë interesante që thotë se duhet t’i ruhet dhandrrit të ri gjashtë muaj para martesës dhe gjashtë muaj pas martesës. Edhe unë do të thosha se duhet t’u kushtohet kujdes dëshirave të kryetarëve të rinj të partive politike kur garojnë për herë të parë si kryetar partie dhe marrin përgjegjësinë për zgjedhjet.
-Në këtë rast, Bedri Hamza është një ekspert i mirë i ekonomisë, por nuk e di sa do t’i kthehet kjo përvojë në qeverisjen si ekonomist dhe në rezultatet e zgjedhjeve. Mendoj se PDK ka votues të saj të cilët janë mjaft fanatikë dhe do ta ruajnë rezultatin me ndonjë ngritje të vogël, pasi shpeshherë votuesit e zhgënjyer të VV-së e votojnë nënën e tyre, për faktin se dihet se VV është një prodhim politik i PDK-së, por që nuk qëndron vetëm për detyrën që i dha PDK në atë periudhë për ta luftuar LDK-në.
Ajo e luftoi mjaft mirë duke i marrë një pjesë të saj që quhej "Guxo", dhe me guximin e tyre nga e djathta iu bashkuan një partie të majtë politike. Por VV, si bijë e PDK-së, u rrit aq shumë dhe iu shkëput nga PDK, dhe tani nuk dihet më se cila është nëna dhe cila është bijë. Megjithatë, mendoj se PDK dhe Bedri Hamza do të kenë një rezultat të mirë në zgjedhje. Diku 2 deri 3% mund të dëmtohet nga Nisma, por atë përqindje e kompenzojnë me votuesit e pakënaqur që e kanë votuar më herët VV.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".