Për politikanët e Kosovës sektori privat është i parëndësishëm pasi të gjithë familjarët i kanë të punësuar nëpër institucionet publike

Për politikanët e Kosovës sektori privat është i parëndësishëm pasi të gjithë familjarët i kanë të punësuar nëpër institucionet publike
Për politikanët e Kosovës sektori privat është i parëndësishëm pasi të gjithë familjarët i kanë të punësuar nëpër institucionet publike

Florim Zeqa

  • 24 December 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Ata që e futën Kosovën në sistemin kapitalist përmes skemave të privatizimit të egër dhe kriminal, pa kritere dhe pa konkurrencë të barabartë të tregut, kur tani në dorën e tyre i kanë të gjitha pasuritë tokësore dhe resurset natyrore, për ta sektori privat është i parëndësishëm dhe i papërfillshëm në renditjen e prioriteteve qeveritare, për shkak se të gjithë familjarët dhe militantët partiakë i kanë të punësuar nëpër institucionet publike (shtetërore)!

 

-Prandaj, kjo është arsyeja pse në prioritetet e liderëve partiakë nuk përmendet fare sektori privat, por vetëm ai publik!

Andaj, punëtorët e sektorit privat nuk duhet t’i votojnë këta politikanë mashtrues, pasi premtimet e tyre për rritje pagash deri në 1000 euro e benefite tjera janë vetëm për punëtorët e sektorit publik.

Pra, janë këto parti politike dhe servilët e tyre që i kanë mbërthyer të gjitha institucionet duke i punësuar militantët pa asnjë kriter dhe tani dalin e kërkojnë vota nga qytetarët për ruajtjen e vendeve të punës dhe ngritjen e mirëqenies së tyre!

Bojkotimi i një pjese të madhe të qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit është i pritshëm dhe plotësisht i arsyeshëm, pasi janë të njëjtat parti dhe të njëjtët liderë që e bllokuan Kosovën për 1 vit për interesat e tyre personale dhe klanore!

I ftoj të gjithë qytetarët dhe mërgimtarët në veçanti, që para se të votojnë të mendojnë mirë se kujt po i japin votën!

Kosova nuk guxon të bëjë hapa prapa, por të ecë përpara në rrugën e shtetndërtimit dhe integrimit në organizatat ndërkombëtare, si një vend i sigurt, me stabilitet politik dhe qëndrueshmëri fiskale!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".