Krasniqi: Fitorja e VV-së përfaqëson jo vetëm sukses elektoral por edhe legjitimitet të fortë politik

Krasniqi: Fitorja e VV-së përfaqëson jo vetëm sukses elektoral por edhe legjitimitet të fortë politik
Krasniqi: Fitorja e VV-së përfaqëson jo vetëm sukses elektoral por edhe legjitimitet të fortë politik

Naser Krasniqi

  • 02 January 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Naser Krasniqi

Fitorja prej 49,30% e Lëvizjes Vetëvendosje përfaqëson jo vetëm sukses elektoral, por edhe legjitimitet të fortë politik dhe institucional për qeverisje të plotë. Ky rezultat e pozicionon kryeministrin Albin Kurti në një rol dominues në skenën politike dhe e orienton Kosovën drejt një modeli qeverisjeje me një qendër të fuqishme vendimmarrjeje.

 

-Megjithatë, një legjitimitet i tillë sjell përgjegjësi të shtuara. Bashkëpunimi me opozitën, për të cilin Kurti ka bërë thirrje, do të jetë i domosdoshëm në çështje që kërkojnë konsensus të gjerë, si marrëveshjet ndërkombëtare, dialogu me Serbinë, reformat kushtetuese dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës. Mandati i Presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill 2026 dhe zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues do të jetë një nga testet e para konkrete të bashkëpunimit parlamentar mes shumicës dhe opozitës.

Sfida kryesore mbetet nëse ky bashkëpunim do të jetë real dhe gjithëpërfshirës, apo vetëm formal dhe i diktuar nga nevojat momentale të pushtetit. Nëse shumica e re e shndërron këtë fitore në instrument stabiliteti dhe dialogu institucional, Kosova mund të hyjë në një fazë më funksionale shtetërore. Në të kundërtën, rreziku i polarizimit dhe i arrogancës qeverisëse mbetet real.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".