Osmani dhe Kurti janë të vetmit kryepolitikanë të cilët vendosën autoritetin me qëndrimin ndaj Serbisë fashiste

Osmani dhe Kurti janë të vetmit kryepolitikanë të cilët vendosën autoritetin me qëndrimin ndaj Serbisë fashiste
Osmani dhe Kurti janë të vetmit kryepolitikanë të cilët vendosën autoritetin me qëndrimin ndaj Serbisë fashiste

Eshref Ymeri

  • 06 January 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Prof. Dr Eshref Ymeri

Me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit u vërtetua plotësisht se shumica e qytetarëve dardanë parapëlqejnë formacionin politik VV, dhe me shumë të drejtë. Sepse Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti janë të vetmit kryepolitikanë në krye të vendit, të cilët vendosën autoritetin përfundimtar të Republikës së Dardanisë në qëndrimin ndaj Serbisë fashiste. Vendosja e kontrollit të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe dajaku i fortë që i dhanë bandës së Serbisë fashiste në Banjskë më 24 shtator 2024, dëshmon më së miri se Republika e Dardanisë është vend me zot.

 

-Përveç kësaj, nxjerrja e shpejtë e rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, fill pas përfundimit të tyre, i gëzoi pa masë mbarë qytetarët dardanë me vetëdije kombëtare, çka do të thotë se, në dallim nga Republika e Shqipërisë, ku sundon banda kriminale e Ramës, në Republikën e Dardanisë respektohet rigorozisht shteti ligjor, çka reflektohet në respektimin e votës së lirë të qytetarëve, larg banditizmit manipulues të tyre në një mënyrë kriminale. Në respekt të lexuesve, dëshiroj të theksoj se në zgjedhjet lokale të 11 majit 2011 në Republikën e Shqipërisë, rezultati i tyre u shpall më 08 korrik.

Liderët opozitarë, për turpin e tyre, gjatë vitit që kaloi, kanë notuar në batakun e tradhtisë së kryetradhtarit Hashim Thaçi, i cili, gjatë viteve 2018-2020, diplomatit amerikan James Rubin i pati paguar 1 milion e 248 mijë dollarë për të lobuar për ndarjen e Kosovës.

Normalisht, partitë opozitare, me në krye partinë e tradhtisë thaçiste, duhet të dalin me një mea culpa (pendesë) para popullit dardan, në mënyrë që të shpresojnë sadopak për t’u rikthyer ndonjëherë në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".