Vjen paralajmërimi: Edhe nëse nuk ka zgjidhje për presidentin, shteti do të funksionojë me qeveri të përkohshme

Vjen paralajmërimi: Edhe nëse nuk ka zgjidhje për presidentin, shteti do të funksionojë me qeveri të përkohshme
Vjen paralajmërimi: Edhe nëse nuk ka zgjidhje për presidentin, shteti do të funksionojë me qeveri të përkohshme

Blerim Burjani

  • 16 January 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Po të ketë mandat të dytë, Vjosa Osmani do të thotë se ka pasur sukses. Realisht, ajo ishte një presidente që me mjeshtëri është pozicionuar kah VV, pra nuk ishte figurë uniteti siç e parasheh Kushtetuta, por sipas nevojave të Kurtit. Kjo e ka prishur konstelacionin e unitetit me parti të shumta në Kuvend dhe pa trajtim të barabartë nga presidentja.

 

-Këto gjëra mund të ndryshojnë varësisht nga bashkëpunimi që sjell LVV me partitë opozitare, nëse dinë; nëse jo, me zor, me vota nuk merret e as me shantazh. Opozita nuk duhet ta lejojë veten që të japë vota blanko vetëm për të mos shkuar në zgjedhje. Pra, duhet bashkëpunim më i madh dhe të investohet më shumë në tolerancë politike dhe interesa gjithëpërfshirëse.

Edhe nëse nuk ka zgjidhje për presidentin, shteti do të funksionojë me qeveri të përkohshme dhe me president ushtrues detyre, që në këtë rast këtë post e ushtron kryetari i Kuvendit. Kurti ka luajtur me inat kundër opozitës, por në politikë nuk ka inat; ka bashkëpunim, koordinim dhe mirësjellje në dobi të interesave publike. Në të kundërtën nuk merren vota dhe shteti ka gjasa që për një periudhë të mbetet me institucione të përkohshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".