FEJA ISLAME DHE SHQIPTARËT

FEJA ISLAME DHE SHQIPTARËT
FEJA ISLAME DHE SHQIPTARËT

Skender Kapiti

  • 27 January 2026 - 13:08

Nga Skënder Sadri KAPITI

"Shqiptarët bëheshin myslimanë sepse kjo Fe pajtohej me natyrën e tyre dhe nuk toleronte përuljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin", thotë për këtë koloneli Lik në librin "Udhëtime nëpër Shqipëri.

Feja Isame i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi. Kjo e vërtetë thuhet nga personalitete të larta intelektuale dhe  me kontribute kombëtare si dhe nga dijetarë dhe dashamirës të shqiptarëve, nga albanologë të huaj, madje edhe nga armiq të shqiptarëve. Mirëpo këto kohët e fundit disa individë islamofobë fanatikë në Kosovë dëgjohen të thonë se Feja Islame është e dëmshme, kur Feja Islame dhe mësimet e Kuranit ngritën Qyteërimin Islam në kohën kur Europa ishte zhytur në barbari dhe në terrin mesjetar.

Faik Konica thotë: ”Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar?”

Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog, prej mëse 30 vjetësh ka  studiuar  albanologjinë, veçanërisht kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve . Ja se cfarë ke shkruar nder te tjera:

Nga mbërritja e sllavëve në Shqipëri e deri në pushtimin turk në shekullin e pesëmbëdhjetë shqiptarët jetuan, siç u tha më sipër, në kontakt të ngushtë me fqinjët e tyre sllavë, popuj këta që vinin të dy nën ndikimin në rritje të kulturës bizantine. Mund të flitet vërtet për një simbiozë sllavo-shqiptare anembanë pjesës më të madhe të vendit, në të cilin shqiptarët malësorë e, padyshim, në një masë të madhe nomadë, ndodheshin nën kërcënimin e përhershëm të asimilimit etnik. Gjatë Mesjetës, në qytetet e bregdetit shqiptar nuk ka pasur bashkësi shqiptare për t'u përmendur. Durrësi banohej nga venedikas, grekë, çifutë dhe sllavë; Shkodra nga venedikas dhe sllavë, kurse Vlora nga grekë bizantinë. Emrat e lumenjve në këtë vend, një tregues ky kurdoherë i mirë i strukturës së ngulimeve, janë në një masë befasuese. Kisha kristiane, mbrojtësja e qytetërimit mesjetar në Ballkan ashtu si gjetiu, ishte ajo që sillte kulturën e huaj, qoftë latine, greke apo sllave. Vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve ishin asimiluar tashmë në prag të pushtimit turk. Ashtu si indianët e Amerikës së Veriut pas kolonizimit evropian, shqiptarët kishin mbetur mjaft anash në vendin e vet. (robet+elsie+historia+e+letesise+shqipe&aqs=chrome).