Kapiti: President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari

Kapiti: President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari
Kapiti: President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari

Skender Kapiti

  • 29 January 2026 - 16:24

Nga Skënder Sadri KAPITI

Adem Jashari-Hero Kombëtar i Kosovës. Heroi Kombëtar i një kombi meriton të jetë një personalitet i shquar  kontributor dhe i sakrifcës për cështjen kombëtare, për lirinë, pavarësinë dhe shtetin kombëtar të një kombi. Hero kombëtar të bën vepra e cila jep rezultatin real prej së cilës vjen clirimi, liria dhe pavarësia e një kombi; e cila i hap rrugën progresit, zhvillimit dhe emancipimit të shoqërisë dhe të atdheut. Hero kombëtar meriton të  jetë  ai personalitet vepra kombëtare e të cilit ka shënur e bërë epokë. Dhe ky është Adem Jashari dhe Familja e tij Jashari

President i Kosovës duhet të jetë nga Familja Jashari

President i Republikës së Kosovës duhet të jetë një personalitet i pranuar gjërësisht nga populli i Kosovës, duhet që ai të vijë nga një Familje me kontribute dhe me trashëgimi patriotike e kombëtare, duhet të jetë mbi politikën. Dhe një President i tillë mëse i duhur dhe më meritorë do të ishte një nga Familja e Jasharëve.

Nuk ka në botë, është një rast unik botëror  që të ketë sakrifikuar dhe kontribuar për lirinë e atdheut të vet se sa Familja e Jasharëve.

Komandanti legjendar Adem Jashari është  Hero Kombëtar i Kosovës.

Një President nga Familja Jashari për Kosovën është mëse meritor. Presidentes aktuale Vjosa Osmani i mbaron mandati si Presidente dhe ajo të zgjedhë e të kalojë në politikë prej nga doli si Presidente, dhe ta dijë se mjaft është mjaft.Postin e Presidentes që e kishte pasur ëndërr e realizoi, tani nuk mund të vazhdojë të ëndërrojë përsëri atë post. Ta lërë politikën e personalizimit të vetëvetes, për ta promovuar veten me ecejake dhe me fotografi me politikanë e shtetarë botërorë, si një kopje ashtu sic vepron kryeministri i Shqipërisë për t’u dukur kudo dhe për t’u dukur sikur vetëm ajo e bën punën e Presidentes.Si politikane ajo arriti që nëpërmjet paraqitjes së vetes së saj si rugoviste dhe me mbështetjen e LVV dhe Kurtit ajo u bë Presidente. Mirëpo në rrethanat e reja kjo finesë e saj politikisht është konsumuar për një mandat të dytë për Presidente. Një president i Kosovës nga Familja Jashari është mirënjohje për këtë Familje, për komandantin e UÇK, Adem Jashari, dhe për sakrificat  e shqiptarëve në shekuj për liri, pavarësi e  shtet kombëtar.

Që të jesh President i një shteti nuk është parësore që jesh i pëlqyer nga ndërkombëtarët, të cilëve u intereson interesi i tyre , por parësore është që të jesh i pëlqyer nga populli dhe opinioni kombëtar i shtetit ku jeton dhe të cilit i përket, dhe për të cilin ndjen dashuri, respekt dhe për të cilin sakrifikon dhe kontribuon nga vetja dhe familja jote,dhe populli yt të shpërblen dhe të jep vëndin që meriton, pra edhe atë të Presidentit dhe të kryetarit të shtetit.Nuk duhet të bëjë President dhe as Kryeministwr vetëreklama dhe as takimet e fotografitë me personalitete e me politikanë  të lartë të huaj gjë që i karakterizon të gjithë politikanët shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".