Qëndrimi institucional i Kosovës për kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës dhe marrëveshjen e Konçulit

Qëndrimi institucional i Kosovës për kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës dhe marrëveshjen e Konçulit
Qëndrimi institucional i Kosovës për kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës dhe marrëveshjen e Konçulit

Refik Hasani

  • 03 March 2026 - 07:08

Nga Refik Hasani

Profesori nga Bujanoci Refik Hasani, ka folur për hapjen e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë, po ashtu në ndërtimin e një qëndrimin institucional të Republikës së Kosovës, mbi Referendumin e 1 e 2 mars 1992, për kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, dhe marrëveshjen e Konçulit.

 

Gazeta ’’Kosova Sot’’:A mendoni se nga legjislatura e daluar nga zgjedhjet paralamentare e 28 dhjetor 2025, në Kosovë, do të presim më shumë tu dalin në ndihmë Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, në gjitha kuptimet?,

Refik Hasani: Nga legjislatura e Parlamentit të Kosovës, që tani është bërë konstituimi I Parlamentit, dhe dhe duke vazhduar edhe mandatin Kryeministrit të Republikës së Kosovës, si qeveria Albin Kurti 3, na mban shpresa, do të ndërrojn diskursin e mbajtur ndaj Krahinës që përfshin Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc.

Gazeta ’’Kosova Sot’’:A mendoni se nga Parlamenti i Kosovës, do të ndihmonte ngritjen e kësaj teme, debatin parlamentar përmesë caktimit të një pike të posaqme të rendit të punës mbi pasivizimin e adresave, mos përfaqësim proporcional në nivelin lokal dhe qendror të Serbisë,e ku kemi shtim të diskriminimit në gjithë segmentet në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, nga Parlamenti i Kosovës,

Refik Hasani: Plotësisht, pajtohem se caktimi i një pike të rendit të punës për diskutim për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, dhe miratimin e një REZOLUTE, nga Parlamenti i Kosovës do të ndihmonte shumë bile, me sa jam në dijeni asnjëher, që pas periudhës së mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 mars 1992, pastaj periudhës së luftës së UÇPMB-ës dhe pas kësaj kohe, Parlamenti i Kosovës jo nuk ka diskutuar, jo nuk ka reaguar, jo nuk ka kërkar sqarime për diskrimnimin, jo nuk ka shkruar e nuk e ftuar përfaqësuesin e Qevers së Serbisë në Prishtinë, që njihet si Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd.

Gazeta ’’Kosova Sot’’:A do mbështetet propozimi që Republika e Kosovës, që të bëhet hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë sa ka ecur kjo çështje dhe çfarë mendoni se ju sjellë shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, kjo zyre?

Refik Hasani: Hapja, zyrtarizimi dhe funksionalizimi i zyrës së Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, është momenti i fundit të filloj punën, dhe mendoj dhe vazhdimisht në publikimet dhe prononcimet, kam theksuar se jemi të stërvonuar në hapje të kësaj zyre funksionale. Neve, shqiptarëve kemi nevoj për këso zyre edhe në Prishtinë, në kuadër të Qeverisë, dhe Parlamentit Shqiptarë, neve shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, na është shumë e domosdoshme të hapim qendra të informimit, dhe zyre ndërlidhëse edhe në Bruksel dhe qendra tjera e në BE, në Vashington

Gazeta ’’Kosova Sot’’:Si e vlerësoni, qëndrimin institucional të Republikës së Kosovës, pasi jo vetëm Referendumin e 1 e 2 mars 1992, por as organizimin dhe kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, dhe marrëveshjen e Konçulit, të arritur më 20 maj 2001, nuk kan një qëndrim të ndërtuar lidhur me këto 3 veprime që kan relevanc, dhe sa është e disfavorshme kjo në ndihmë të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit?

Refik Hasani: Qëndrimin institucional të Kosovës, lidhur me Referendumin e 1 e 2 mars 1992, kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, dhe marrëveshjen e Konçulit, deri më tani kurrfarë qëndrimi të drejt nuk kan mbajtur,Prishtina Zyrtare, na mban shpresa se në mënyrë insitucionale, sa më parë do të ndërtojn dhe mbajn qëndrim të drejt, objektiv , pasi për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, jan 3 shtylla kryesore, fundamentale dhe të njëjtë kohë kan relevanc dhe veprim që njihen me akte dhe konventa ndëkombëtare. Deri më tash janë veprime që kjo Krahinë po bën përpjekje të vazhdueshme që të dallohet, të formojë një identitet të vetin si me:

– Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992,

– Me organizimin dhe formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,

– Marrëveshjen e Konçulit,

Gazeta ’’Kosova Sot’’: Meqë jemi jemi në jubileun e Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, dhe Marrëveshja e Konçulit cfarë rëndësi mendon se bartë për vulneti plebishitar I shprehur për Krahinën shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc?

Refik Hasani: Referendumi i 1 e 2 mars 1992, ishte dhe mbeti një formësim i angazhimit si kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni. Është treguar pjekuria e faktorizimit politik i manifestuar si rezistencë e shqiptarëve për të treguar përmesë organizimit dhe daljes për votim në Referendumin plebishitar. Ishte udhërrëfyes për vizionin e të ardhmes politike. Ishte rezistencë politike për të drejtat individuale e kolektive, për të qenë të barabartë jo më pak se të tjerët, Referendumi shpalli këtë Krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve. Është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale, ishte një akt i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare, ishte shprehja e vullnetit të pjekur politikisht, plebishitar dhe popullor që ishte përcaktimi politik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruar-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahine, duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare përmes Referendumit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".