Opozita pasi humbi zgjedhjet nuk po guxon që të nxjerrë një kandidat për President

Opozita pasi humbi zgjedhjet nuk po guxon që të nxjerrë një kandidat për President
Opozita pasi humbi zgjedhjet nuk po guxon që të nxjerrë një kandidat për President

Skender Kapiti

  • 05 March 2026 - 16:09

Nga Skënder Sadri KAPITI

Opozita pasi humbi zgjedhjet me 28 Dhjetor 2025, nuk po guxon që të nxjerrë një kandidat nga radhët e saj për President të Kosovës, dhe asaj i intereson vetëm krizë dhe paqëndrueshmëri në Kosovë. Kështu po duket edhe tani me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Presidentin e Kosovës e zgjedh populli, e zgjedh demokracia dhe jo fantohamendësia e disa farë opinionistëve dhe meditikëve jo seriozë në Kosovë. Në një shtet demokratik dhe republikan Presidentin si në republikën presidenciale dhe në atë parlamentare e zgjedh populli. Në republikën Presidenciale zgjedhjen e Presidentit e bën Referendumi popullor, por edhe në Republikën parlamentare zgjedhjen e Presidentit e bën Referendumi popullor , zgjedhjet parlamentare të cilat i delegojnë këtë të drejtë deputeteve të Parlamentit.

Zgjedhjen e kandidatëve për President në Kosovë nuk e bëjnë as mediat dhe as gazetarët , dhe as opinionistët por Presidentin e zgjedhin përfaqësuesit e popullit. Mediat dhe gazetarët nuk i zgjedh populli  dhe as nuk ua delegon atyre askush të drejtën për të propozuar dhe as zgjedhur Presidentin, sepse mediat nuk janë parti politike dhe nuk duhet të mbajnë anë politike sipas interesave mediatika.

Cdo parti politike , deputetët e tyre kanë të drejtë që të propozojnë kandidaturë për President. Albin Kurti nuk po bën të ashtuquajturën tradhëti pse nuk propozon Vjosa Osmanin për Presidente, tradhti do ishte nëse ai nuk përfill LVV. Mjaf e bëri një hetë këtë gjë më zgjedhjen e  Vjosës si President.Disa injorantë në Kosovë thonë se nuk e bën punën e Presidentit Glauk Konjufca. Por u bëj një pyetje këtyre  farë gazetarucësish, a mos ishin më të aftë për President, Thaci, Jahjaga dhe ata të tjerët , apo këta presidentët e Shqipërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".