Mulliqi: A ekziston rreziku real që më këtë qasje katastrofike politike të biem në provim historik!?

Mulliqi: A ekziston rreziku real që më këtë qasje katastrofike politike të biem në provim historik!?
Mulliqi: A ekziston rreziku real që më këtë qasje katastrofike politike të biem në provim historik!?

Skender Mulliqi

  • 03 April 2026 - 15:02

Koment

----- Politikanet po dërgojnë porosi të mbrapshta ndaj qytetarëve nga të cilët edhe kan marrë votën.Liria individuale dhe uniteti kolektiv janë shumë të rëndësishme , por edhe   insipirimi, të cilat bëjnë të mundur mbijetësen historike  të shtetit të ri të Kosovës.Duhet të kemi shoqëri të rregulluar dhe të ligjshme .Nese nuk ndërtojmë shtet ligjor dhe funksional, do të na pret një e keqe e madhe, e cila nuk dihet se kur do të ndalët…

 

Nga Skënder MULLIQI

 

 Duke ndëgjuar dhe pa së çka po flasin në Kuvend politikanët tanë dhe ne disa media kjo  nuk ka asnjë lidhje më interesin e qytetareve . Këta po bëjnë  luftë të hapur për pushtet.Kur një politikan shkakton urrejtje popullit të vet, duhet të ikë.Pse? Për atë se ai nuk është në gjendje më të  pajtohet më te.Uniteti më këtë përqarje të madhe të spektirit politik dhe mediatik, nuk arrihet kurrë, që do të ishte shumë i nevojshme në këtë moment për Kosovën. Ekziston mundësia reale qysh janë duke shkuar punët, që kjo krizë të thellohët aq shumë sa të na rrezikon ekzsitencen tonë si shtet.Krizë kjo që në mënyrë përmanente po na kërcënon, të shpresojmë mos të ndodhë më e keqja .Kurrë nuk i dihet. Nuk po kemi maturi në paraqitje publike , irituese që nuk kan të bëjnë asgjë të përbashkët më kërkesat reale të qytetarëve .Situata politike gadi pas dy vitësh të krizës nuk po kthehet në normalitet,se nuk po shuhet gjuha e urrejtës, e cila  ka krijuar ndasi të mëdha  shoqërore politike në vend.Nuk  u ka mbetur pak dinjitet dhe moral politikë, që do të kishte ndikuar pozitivisht të qytetarët  shumë të deprimuar në këtë kastë politike , e cila po tregon me veprimet e saja të dëmshme, që duhet të largohet nga skena politike të cilen shumë e kan ndotur.Po kemi komentime në rrjetet sociale dhe ne media elektronike nga njerëzit gjysem analfabet në politikëbërje .Nuk I dinë as gjerat elementare.Sharjët dhe fyerjet sikur janë bërë fjalë të arta për politikanet dhe disa gazetarë të televizioneve .Kjo situatë  po efendon popullin. Nuk po kryhen obligimet  as ndaj historisë.Politikanet po dërgojnë porosi të mbrashta ndaj qytetarëve nga të cilët edhe kan marrë votën.Liria individuale dhe uniteti kolektiv janë shumë të rëndësishme , por edhe   insipirimi, të cilat bëjnë të mundur mbijetësen historike  të shtetit të ri të Kosovës.Duhet të kemi shoqëri të rregulluar dhe të ligjshme .Nese nuk ndërtojmë shtet ligjor dhe funksional, do të na pret një e keqe e madhe, e cila nuk dihet se kur do të ndalët.Nese nuk intensifikohet lufta kunder korrupcionit dhe të krimit të organizuar , në asnjë rast nuk do të bëhemi pjesë e BE-së.Kontributi i secilit duhet të përqendrohet në forcimin e institucioneve të shtetit ,që dërgon në  organizimin e mirë të shtetit në këto kohë lufte në botë.Kjo mund të arrihet  vetëm më njerëz të ditur, jo lakmitar, e jo  injorantë.Ekziston rreziku real më këtë qasje katastrofale politike , të biem në provim historic…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".