
Lexoni edhe:
Kosova është nën ombrellën e KFOR-it për një mjedis të sigurt
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Kur një ekspozitë akuzohet për pasaktësi, me gjuhën e fakteve dhe argumenteve, për lëshime dhe deformime të thella të historisë, si dhe të masakrave serbe, atëherë ajo duhet të hiqet nga hapësirat publike.
Kosova është nën ombrellën e KFOR-it për një mjedis të sigurt
Lexoni edhe:
-Për këtë veprim, përgëzoj Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili ndërmori masa dhe veproi siç duhet. Tashmë u mbetet autorëve të sqarojnë këto pasaktësi, ndërsa dëshmitarëve të ngjarjeve historike të dëshmojnë të vërtetën me rrëfimet e tyre. Mendoj se duhet të hapet një debat publik: çfarë kemi bërë ne shqiptarët e Kosovës për 27 vite në zbardhjen e krimeve serbe në trojet shqiptare? Sa vepra historike kanë botuar institucionet e Kosovës? Sa prej veprave që trajtojnë krimet serbe janë përkrahur nga institucionet e Republikës së Kosovës?
Pse në Ministrinë e Kulturës nuk është hapur një konkurs i veçantë për përkrahjen e librave që ndriçojnë masakrat serbe, jo vetëm të viteve 1998–1999, por që nga viti 1912? Ka kaluar koha kur historia shkruhej nga partitë dhe shihej bardh e zi. Historia duhet të shkruhet me fakte. Ekspozitat duhet të bazohen në literaturë shkencore dhe çdo tekst duhet të ketë burimin historik nga është marrë materiali që prezantohet. Çdo fotografi duhet të ketë autorin dhe kontekstin e saj, sidomos kur është realizuar në rrethana lufte. Madje, për ekspozita të tilla, para se të prezantohen, duhet të formohet një komision nga historianë dhe studiues të fushës, për të shqyrtuar me kujdes çdo ngjarje historike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".