Nuk është 37 gradë Celsius?! Ekspertët zbuluan se çdo individ ka… Ja se si mund ta zbuloni temperaturën normale të trupit tuaj

  • G.G /
  • 09 December 2020 - 12:33
Nuk është 37 gradë Celsius?! Ekspertët zbuluan se çdo individ ka… Ja se si mund ta zbuloni temperaturën normale të trupit tuaj

Meqënëse jemi në kohë pandemie, të pasurit ethe është një nga simptomat më të shpeshta, por temperatura e lartë nuk duhet të jetë shqetësim për asnjërin, raporton “CNN”.

Kur shihni që termometri shënon mbi 37 gradë Celsius, nuk duhet të ndiheni të panikosur, sipas ekspertëve.

Kjo sepse ka shumë faktorë personalë, mjedisorë dhe mjekësorë që ndikojnë në temperaturën e trupit dhe përcaktojnë nëse një person ka apo jo ethe.

Temperatura standarde, 37 gradë celsius, është përcaktuar që në vitin 1800, nga një mjek gjerman, i cili quhej Carl Wunderlich, por ky nuk është një numër që vlen për të gjithë.

“Unë do të thoja që ka shumë njerëz që mund të mos jenë të vetëdijshëm se temperatura normale është një interval, jo një numër fiks,”- tha Dr. Donald Ford.

“Ju mund ta dini presionin tuaj normal të gjakut, rrahjet e zemrës ose nivelin e sheqerit në gjak, por jo shumë njerëz në këtë botë tani e dinë se cila është temperatura e tyre normale e trupit ose sa ndryshon normalisht,”- shtoi Dr. Waleed Javaid.

Por çfarë janë ethet?

Kur një patogjen “hyn në trupin tonë dhe ai e njeh atë, atëherë prodhon një reagim në me antitrupa dhe përgjigje të tjera”,- tha Javaid. “Ata antitrupa bëjnë që qelizat e tjera në trupin tonë të lëshojnë disa kimikate”, të cilat hyjnë në tru dhe ndryshojnë pikën e caktuar të temperaturës.

Si ndryshon dhe si të kuptojmë se ç’temperaturë është normale për ne?

“Ethet kundrejt luhatjeve të temperaturës së trupit janë një gjë krejtësisht e ndryshme. … Zakonisht, ju nuk ndjeni ndonjë ndryshim kur keni temperaturë më të lartë dhe kur keni temperaturë më të ulët“,- tha Javid.

Që të kuptoni se cila është temperatura normale e trupit për ju, duhet ta matni atë tre herë në ditë: në mëngjes, në drekë dhe në mbrëmje, sipas Dr. Javid.

Për më tepër, mjekët thonë se është shumë e rëndësishme që të kontrolloni edhe llojin e termometrit që blini. Ata sugjerojnë që t’u drejtoheni farmacive për këtë gjë.

Nëse vini re se temperatura juaj ndryshon shumë pas 10 minutash që e matët, atëherë, termometri me siguri nuk është në rregull.

Saktësia mund të varet edhe nga mjedisi juaj.

“Nëse sapo keni ardhur nga jashtë, që është shumë ftohtë, sigurisht që temperatura e trupit tuaj është shumë më e ulët se temperatura normale e trupit“- tha Javaid.

“Ju duhet të prisni një ose dy orë para se të kontrolloni temperaturën në ballë”,- këshilloi ai.

(Kosova Sot Online)