Si ta largoni nervozizmin dhe pagjumësinë në mënyrë natyrore?

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 09:09
Si ta largoni nervozizmin dhe pagjumësinë në mënyrë natyrore?

Ditëve tona, stresi dhe mënyra e përshpejtuar e jetesës, janë bërë gjëra të përditshme. Qoftë për shkak të punës, studimit, shkollimit, apo për ndonjë gjë tjetër, stresi është vazhdimisht i pranishëm. Jua sjellim një ilaç natyror për largimin e stresit. Ky ilaç ndihmon edhe te problemet me nerva, që nuk kanë natyrë shpirtërore, por shkaktojnë sëmundje fizike. Falë këtij ilaçi do të ndiheni të qetë dhe të relaksuar.

Çka ju nevojitet për këtë ilaç? Përbërësi është i thjeshtë dhe gjendet në çdo shtëpi. Bëhet fjalë për lëvoret e thara të mollëve të paspërkatura. Në fakt, dy tre gishta lëvore të thara të mollëve çdo ditë qitni në çaj. Më pas zieni edhe 5 minuta. Duhet pirë në mbrëmje dy-tre filxhanë të këtij çaji. Për shkak të shijes, mund të shtoni mjaltë, nëse doni.

(Kosova Sot Online)