Roma bën ofertë të mirë, por Milik e dëshiron Juventusin

  • S.A /
  • 17 August 2020 - 08:47
Roma bën ofertë të mirë, por Milik e dëshiron Juventusin

Roma është duke u përpjekur të arrijë marrëveshje me Napolin për Arkadiusz Milik, mirëpo sulmuesi dëshiron të luajë për Juventusin.

Futbollisti polak e ka refuzuar zgjatjen e kontratës me Partenopei, ndërsa është i lidhur me ta deri në qershor të vitit 2021, prandaj klubi që e pronëson duhet ta shesë këtë verë që të mos e humbë me parametrat zero në vitin e ardhshëm.

Napoli kërkon 50 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit, mirëpo asnjë klub nuk është i interesuar ta paguajë atë shumë.

Giallorossët kanë ofruar 20 milionë euro plus Cengiz Underin, mirëpo – siç transmetojnë Sky Sport Italia dhe Tuttomercatoweb – lojtari është i vendosur të luajë për kampionin e Italisë. Edhe pas shkarkimit të Maurizio Sarrit, Milik e dëshiron kalimin te Juventusi, ku do të luante nën urdhrat e trajnerit të ri, Andrea Pirlo.

(Kosova Sot Online )