Interi përballet me Shakhtarin, në kërkim të finales së parë evropiane pas 10 vjetëve

  • S.A /
  • 17 August 2020 - 10:03
Interi përballet me Shakhtarin, në kërkim të finales së parë evropiane pas 10 vjetëve

Interi do të përballet me Shakhtar Donetsk sonte në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, në kërkim të finales së parë evropiane pas plot 10 vjetëve.

Takimi gjysmëfinal mes Interit dhe Shakhtarit luhet në Merkur Spiel-Arena në Dusseldorf, në orën 21:00.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me Sevillën, klubin e LA Ligës i cili mbrëmë e mundi 2:1 Manchetser Unitedit për ta siguruar vendin në finale.

Interi nuk ka shijuar sukses që prej se e fitoi tripletën në vitin 2010 dhe nëse e kalon klubin ukrainas sonte, atëherë do ta arrijë finalen e parë pas një dekade.

Antonio Conte nuk do të mundë të llogarisë në Alexis Sanchezin, i cili u lëndua në fitoren kundër Bayer Leverkusen në çerekfinale.

Zikaltrit kanë humbur vetëm një ndeshje në 16 takimet e fundit në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online )