Prishtina mbërrin në Gjibraltar, lojtarët dhe stafi testohen menjëherë për koronavirus

  • S.A /
  • 17 August 2020 - 15:07
Prishtina mbërrin në Gjibraltar, lojtarët dhe stafi testohen menjëherë për koronavirus

Prishtina ka mbërritur në Gjibraltar të hënën në mesditë, para ndeshjes parakualifikuese kundër Lincoln Red Imps për Ligën e Evropës një ditë më vonë.

Takimi i rrethit të parë parakualifikues mes Prishtinës dhe klubit nga Gjibraltarit do të zhvillohet të martën në stadiumin Vuctoria, në orën 18:00

Bardhekaltrit e siguruan një vend në kualifikime për pjesëmarrje në Ligën e Evropës, pasi e fituan Kupën e Kosovës duke e mposhtur Ballkanin në finale javë më parë.

Klubi nga kryeqyteti njoftoi se ka mbërritur në Gjibraltar pas katër orëve udhëtimi dhe se skuadra është testuar për koronavirus në aeroportin e këtij vendi.

“Vlenë të theksohet se me të mbërritur në Aeroportin e shtetit të Gjibraltarit, i tërë kontigjenti duke i përfshirë futbollistët, stafin dhe kryesinë e klubit ju ka nënshtruar testeve SARS-CoV-2 nga autoritet vendore, rezultatet e këtyre testimeve pritet ti marrim sot në mbrëmje”, njoftoi Prishtina.

Prishtina e kishte dy raste me koronavirus para nisjes drejt Gjibraltarit dhe do të shpresojë që rezultatet e testeve të sotme t’i dalin negative.

Drita, kampionia e Kosovës, e humbi në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen kundër Linfelid në rrethin e dytë parakualifikues për Ligën e Kampionëve, për shkak se disa futbollistë të saj dolën pozitivë me koronavirus.

(Kosova Sot Online )