Lakers e nderojnë Kobe Bryanit me fanellë të veçantë kushtuar atij

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 15:28
Lakers e nderojnë Kobe Bryanit me fanellë të veçantë kushtuar atij

Nëse skuadra e Lakers do të kalojë rivalët e Portland në raundin çerekfinal të play off-it të NBA-së, ka konfirmuar se do të përdorë në turet pasardhëse një fanellë të veçantë në kujtim të legjendës Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në janar të këtij viti, pas një aksidenti me helikopter.

Fanella është dizenjuar kohë më parë nga vetë Bryant, madje është veshur nga skuadra në sezonin 2017-2018.

Në këtë fanellë janë stampuar në anën anësore 16 yjet, që përfaqësojnë 16 tituj kampionë në NBA.

“Nike” do ta prezantojë fanellën në javën e dedikuar Kobe Bryant, ku do të zhvillohen disa evente speciale.

(Kosova Sot Online)