Çfarë mund të ndalojë meçin e dekadës mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt?

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 08:59
Çfarë mund të ndalojë meçin e dekadës mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt?

Anthony Joshua dhe Tyson Fury tashmë kanë arritur marrëveshje personale që të zhvillojnë meçin për titullin e kampionit të unifikuar në peshat e rënda në boks.

Dy kampionët britanikë do të kenë nga një pengesë gjatë rrugës për të arritur te realizuar dëshirën e tyre të madhe.

Joshua do të përballet me sfiduesin Kubrat Pulev, duke vënë të tre titujt kampioni në ballafaqim, e që në shikim të parë nuk duket aspak lehtë për të.

Në anën tjetër The Gypsy King do të realizojë trilogjinë ndaj Deontay Wilderit, që është i etur të rikthejë titullin WBC sërish në brezin e tij.

Por, AJ në rast të fitores ndaj Puelvit, do të sfidohet nga mandatari për WBO, Olekdandr Usyk, që njihet si një boksier i vështirë dhe me goditje mjaftë të fuqishme.

Fury po ashtu do të sfidohej nga mandatari tjetër për titullin WBC, Dillian Whyte, një kundërshtar jo edhe aq i vështirë, mirëpo fillimisht duhet të kalojë Wilderin.

Mirëpo, shpresa ekziston se Fury e Joshua mund të kenë meçin për titullin e kampionit të unifikuar, në rast se kalojnë kundërshtarët e parë.

(Kosova Sot Online )