Prishtina sot pritet të fillojë aventurën evropiane, do të përballet me Lincoln Red Imps

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 13:05
Prishtina sot pritet të fillojë aventurën evropiane, do të përballet me Lincoln Red Imps

Lincoln Red Imps është kundërshtari i Prishtinës në ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Evropës për sezonin 2020/2021.

Sot (e martë) me fillim nga ora 18:00 në Stadiumin Victoria në Gjibraltar, kryeqytetasit luajnë përballë nikoqirit të kësaj sfide.

Drejtësinë do ta ndajnë katër gjyqtarë skocezë, ndërsa ekipi fitues do të përballet me skuadrën Union nga Luksemburgu.

Bardhekaltrit arritën në Gjibraltar të hënën, ndërsa me të arritur në Aeroportin e atij shteti, i tërë kontingjenti, duke i përfshirë futbollistët, stafin dhe kryesinë e klubit, iu kanë nënshtruar testeve për COVID-19.

Rezultatet e testeve ende nuk kanë arritur dhe klubi bardhëekaltër vazhdojnë të mbesin në pritje. Në edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina përfundoi e katërta në tabelë, ndërsa garat evropiane i siguroi si fituese e Kupës së Kosovës (përballë Ballkanit).

(Kosova Sot Online )