Babai i Silvës i reagon Ilgi Tarës: Gjithkush vendos si t’ia dojë qejfi

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 15:20
Babai i Silvës i reagon Ilgi Tarës: Gjithkush vendos si t’ia dojë qejfi

David Jimenez i ka dalë në mbrojtje djalit të vet, David Silvës, dhe ka reaguar ndaj komenteve të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tarës, duke thënë se gjithkush ka të drejtë të vendosë siç dëshiron vetë.

Drejtori shqiptar i Lazios Tare e ka kritikoi ashpër David Silvën, se iu bashkua Real Sociedadit papritmas dhe befas duke e lënë Lazion me gishta në gojë, edhe pse kishte rënë në ujdi me të.

Thuhej se Silva dhe Lazio kishin arritur javën e kaluar dhe vizitat mjekësore për të ishin caktuar në Romë. Mesfushorit spanjoll i ishte përgatitur një ofertë trivjeçare me pagë vjetore që arrinte shifrën 10 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Sipas mediave italiane, spanjoll nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tarës, në ditët e fundit dhe se atij ishte caktuar ultimatum për të vendosur. Silva as që i kishte treguar Lazios se kishte nënshkruar marrëveshje me Real Sociedadin dhe gjiganti italian e mori vesh këtë vetëm pasi klubi i La Ligës e bëri zyrtare transferimin e tij në rrjetet sociale të hënën mbrëma.

Tare reagoi më vonë përmes një komunikate të shkurtër në uebsajtin e Lazios.

“Mora vesh se David Silva i është bashkuar Real Sociedadit. Kam respekt të madh për të si lojtar, por jo edhe si njeri”, theksoi ish-sulmuesi i Shqipërisë.

Por Jimenez i mohon të gjitha, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje nuk ishte arritur me klubin italian dhe thotë se Silva është i habitur me reagimet.

“Ne kishim kontakte me Lazion, por edhe Real Sociedadin dhe ekipet e tjera, por në fund djali im vendosi të shkojë në Real”, tha Jimenez.

“Asgjë nuk ishte mbyllur. David u habit me reagimin e Lazios. Të gjithë mund të vendosin si të duan vetë. Lazios bisedoi me menaxherin, jo me vetë Davidin”, shtoi ai.

“Prandaj nuk e kuptoj pse flasin për Silvën si njeri, ai nuk arriti kurrfarë marrëveshje me Lazion”, këmbënguli ai.

(Kosova Sot Online )