E zbulon Fabrizio Romano: Marash Kumbulla ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interin

  • S.A /
  • 18 August 2020 - 16:49
E zbulon Fabrizio Romano: Marash Kumbulla ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interin

Marash Kumbullën nga edicioni i ri duket se do ta shohim duke luajtur për Interin.

Mbrojtësi shqiptar do të largohet nga Hellas Verona, për të kaluar te Nerazzurët. Ssipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Kumbulla do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Interin.Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Kumbulla do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Interin.

Në anën tjetër, Verona do të fitojë 25 milionë euro plus tre milionë bonuse nga shitja e kartonit të lojtarit.

Në garë për transferimin e reprezentuesit të Shqipërisë ishin edhe Manchester United, Chelsea, Lazio e Napoli, mirëpo Antonio Conte ka arritur të bind lojtarin me projektin e tij.

Pritet që gjatë kësaj jave Kumbulla të prezantohet te Interi.

(Kosova Sot Online )