A është Koemani i duhuri për Barcelonën? E kaluara e trajnerit nuk flet në anën e tij

  • S.A /
  • 19 August 2020 - 09:10
A është Koemani i duhuri për Barcelonën? E kaluara e trajnerit nuk flet në anën e tij

Ronald Koeman do të prezantohet shumë shpejtë si trajner i Barcelonës.

Strategu holandez do të zëvendësojë Quique Setienin që u shkarkuar shkaku i dështimit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, tifozët e skuadrës katalunase nuk duhet të festojnë me ardhjen e Koemanit, që aktualisht është ende në krye të kombëtares së Holandës.

Sa i përket skuadrave që ka menaxhuar në të kaluarën, trajneri nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe që më shumë e një dekadë.

Kur ishte trajner i Valencias, rezultatet e tij ishin si mos më keq, andaj edhe u larguar nga aty, e që e njëjta gjë e përcolli edhe te Evertoni.

Te Southamptoni mund të thuhet se kishte një të arritur të lartë, duke e renditur skuadrën lartë në tabelën e Ligës Premier.

57-vjeçari njihet edhe si trajner që di të shkaktojë trazira në dhomën e heshtores së lojtarëve, pasi te Valencia kishte shkatërruar çdo gjë dhe klubi i kishte kërkuar që të largohej sa më parë.

Koeman nuk njihe si trajner që ka pasur suksese, mirëpo Blaugranasit e transferuan atë fal historisë së tij të mirë në Camp Nou si lojtar.

(Kosova Sot Online )