Pamje: Asisti mbresëlënës i Neymarit që i la gojëhapur të gjithë

  • S.A /
  • 19 August 2020 - 09:17
Pamje: Asisti mbresëlënës i Neymarit që i la gojëhapur të gjithë

Neymari është duke e shijuar sezonin më të mirë në Ligën e Kampionëve që fanellën e Paris Saint-Germain, që prej se iu bashkua gjigantit francez tri vjet më parë.

Sulmuesi brazilian shkëlqeu edhe një herë tjetër duke i ndihmuar PSG-së ta arrijë finalen e parë në Ligën e Kampionëve të martën pas fitores 3:0 kundër RB Leipzig.

Neymari e qëlloi shtyllën dy herë, por ishte asisti te goli i Di Marias që i la tifozët e futbollit gojëhapur.

Ish-ylli i Barcelonës ia pasoi topin bashkëlojtarit të vet me një prekje mahnitëse me thembër.

Di Maria shënoi pa problem për ta dyfishuar epërsinë e parisienëve.

PSG-ja do të përballet në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Bayern Munich – Lyon këtë të diele.

(Kosova Sot Online )