Kroos zbulon sesi e festuan yjet e Real Madridit humbjen turpëruese të Barcelonës

  • S.A /
  • 20 August 2020 - 08:56
Kroos zbulon sesi e festuan yjet e Real Madridit humbjen turpëruese të Barcelonës

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka zbuluar sesi ai dhe bashkëlojtarët e tij e kanë shijuar plotësisht mënyrën sesi Bayern Munich e turpëroi Barcelonën duke e rrahur 8:2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona u rrëzua nga Liga e Kampionëve në mënyrën më turpëruese të mundshme të premten, duke i pranuar tetë gola në një ndeshje ku u mbizotëruar plotësisht nga kampioni gjerman.

Dhe natyrisht shumë rivalë të gjigantit katalonas e kanë shijuar këtë moment, përfshirë rivalin më të moçëm dhe më të madh, Real Madridin.

Kroos ka treguar se lojtarët e Madridit e kishin festuar disfatën tronditëse të rivalit duke shkëmbyer mesazhe në një grup të përbashkët në WhatsApp.

“Nuk mund të tregoj krejt çka është thënë aty, por mund ta paramendoni se nuk na ka ardhur aspak keq për të”, tha Kroos.

Mesfushori 30-vjeçar shtoi: “Është festuar në mënyrë djallëzuar”.

(Kosova Sot Online )