Trajneri i Interit, Conte: Do ta dëshmojmë veten në finale kundër Sevillës

  • S.A /
  • 20 August 2020 - 09:04
Trajneri i Interit, Conte: Do ta dëshmojmë veten në finale kundër Sevillës

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është i bindur se skuadra e tij do ta dëshmojë se është më e mira në finalen e Ligës së Evropës kundër Sevillës, të premten.

Interi e mund bindshëm 5:0 Shakhtar Donetskin të hënën në gjysmëfinale, për ta arritur finalen e parë evropiane pas 10 vjetëve. Zikaltrit e Antonio Contes do të përballen me Sevillën në finalen e së premtes në Këln.

Në lidhje me këtë ndeshje, Conte u shpreh: “Do të jetë lojë e vështirë. Do të luajmë kundër ekipit me përvojën më të madhe dhe i cili ka fituar më së shumti tituj në këtë garë këtë dekadë”.

“Por ne duhet ta luajmë lojën tonë me entuziazëm dhe guxim, siç kemi bërë deri tani. Ne duhet të tregojmë në fushë se jemi ekipi më i mirë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )