Ky pritet të jetë formacioni i ri i Barcelonës nën udhëheqjen e Koemanit

  • S.A /
  • 20 August 2020 - 09:20
Ky pritet të jetë formacioni i ri i Barcelonës nën udhëheqjen e Koemanit

Barcelona e mbylli sezonin pa trofe për herë të parë që prej edicionit të largët 2007/08 dhe madje edhe para humbjes turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich, dihej se ndryshime rrënjësore do të bëheshin në skuadër.

Me ardhjen e Ronald Koemanit në stolin e trajnerit, si pasues i të shkarkuarit dhe dështuarit Quique Setien, disa lojtarë yje nuk e kanë më vendin e sigurt në ekip.Në mesin e tyre veteranët Gerard Pique, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Por disa futbollistë do të jenë thjesht të paprekshëm, si puna e kapitenit Lionel Messi, mesfushorit Frenkie de Jong dhe adoleshentit të talentuar të La Masia, Ansu Fati.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka theksuar si yjet si Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Marc-Andre Ter Stegen, Clement Lenglet dhe Nelson Semedo nuk do të largohen.

Por Koeman ka për qëllim ta përforcojë skuadrën me mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek dhe me qendërmbrojtësin Malang Sarr.

Ky pritet të jetë formacioni i Koeman në sezonin e tij të parë në Barçë.

(Kosova Sot Online )