Prishtina a falënderon publikisht kundërshtarin e vet në Ligën e Evropës

  • S.A /
  • 20 August 2020 - 11:06
Prishtina a falënderon publikisht kundërshtarin e vet në Ligën e Evropës

Prishtina e ka falënderuar kundërshtarin e vet në rrethin parakualifikues në Ligën e Evropës, Lincoln, për mirëkuptimin e treguar në ricaktimin e orarit të ndeshjes mes tyre, e cila u shty si pasojë e rasteve të shumta me koronavirus në klubin kosovar.

Ndeshja e rrethit të parë parakualifikues mes Lincolnit dhe Prishtinës, e paraparë të zhvillohej të martën në Gjibraltar, u anulua për shkak se tetë futbollistë të klubit bardhekaltër dolën pozitivë në testet për koronavirus.

UEFA më pas vendosi që ndeshja të zhvillohej në një datë tjetër dhe fillimisht u tha se ajo do të luhej të premten.

Por, Prishtina kishte kërkuar që ajo të zhvillohej një ditë më vonë, të shtunën, për shkak se i duhej kohë për ta formuar një skuadër të re me lojtarë që klubeve të Superligës.

Kërkesa e klubit nga kryeqyteti i Kosovës u plotësuar, po ashtu falë mirëkuptimit të klubit nga Gjibraltari, i cili ka pranuar që ajo të luhet në orarin e kërkuar nga kosovarët.

Në një postim në Facebook, Prishtina e ka falënderuar publikisht skuadrën e Lincolnit

“Duhet sqaruar opinioni se dje është përvjedhur një keqinterpretim me rastin e ricaktimit të ndeshjes. Për asnjë moment skuadra vendase e Lincoln nuk ka hezituar që të na ndihmojë me çdo kërkesë që kemi pasur, për çka ne jemi shumë falënderues ndaj zyrtarëve të kësaj skuadre, si në organizimin e ndeshjes së parë, po ashtu edhe në përpjekjen për organizimin e ndeshjes së dytë”.

“Skuadra nikoqire e Lincoln pa hezituar fare e ka pranuar kërkesën tonë që ndeshja të zhvillohet të shtunën. FC Prishtina i është pafundësisht mirënjohëse zyrtarëve të skuadrës së Lincoln. Thanks guys”, thuhet në reagimin e Prishtinës.

(Kosova Sot Online )