Trajneri i Bayernit: PSG-ja ekip fantastik

  • S.A /
  • 20 August 2020 - 12:07
Trajneri i Bayernit: PSG-ja ekip fantastik

Hansi Flick i gëzohet kualifikimit të Bayernit të tij në finalen e Championsit, por nuk dëshiron të ndalet me kaq pasi trajneri gjerman kërkon suksesin e trefishtë në sezonin e tij të parë bavarezët.

Pavarsisht fitores 3-0 ndaj Lyon, Flick vlerësoi maksimalisht skuadrën e Rudi Garcias ndërsa foli edhe për finalen e Championsit ndaj Paris Saint Germain.

“E dinim se do te ishte e vështirë, pasi ata vinin pas paraqitjeve shumë të mira kundër Manchester City dhe Juventus. Lyon është një ekip shumë i fortë në aspektin taktik dhe na hapi probleme. E dinim se duhet të mbronim mirë dhe të mos e humbnim topin lehtë, por na ndodhi që e humbëm”, tha Flick për “Sky Sport”.

“Më pas tekniku gjerman foli edhe për finalen e së dielës: “PSG është një ekip i shkëlqyer dhe do analizojmë disa gjëra. E dimë që ata kanë lojtarë shumë të shpejtë. Do shikojmë të organizojmë mbrojtjen, por e dimë që forca jonë më e madhe është vënia në presion e kundërshtarit. Thomas Tuchel është duke bërë një punë shumë të mirë me francezët. E kam vizituar një herë dhe e kam parë që po punon mirë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së dielës”.

(Kosova Sot Online )