Fury e paralajmëron Wilderin: Nuk do të të pres përjetë

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 14:28
Fury e paralajmëron Wilderin: Nuk do të të pres përjetë

Tyson Fury e ka paralajmëruar Deontay Wilderin se nuk do ta presë përgjithmonë për t’u futur në ring për meçin e tretë mes vete.

Dillian Whyte pritet ta sfidojë fituesin e trilogjisë mes Fury dhe Wilder.

Por, fillimisht, Whyte duhet ta rrahë Alexander Povetkin të shtunën, në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të luftuar për titullin e botës në kategorinë e rëndë në ËBC, i cili mbahet nga Fury.

Fury e fitoi titullin në WBC pasi e rrahu Wilderin në meçin e dytë mes vete, pasi i pari nuk shpallur i barabartë.

Fury dhe Wilder pritet të luftojnë për herë të tretë, por fakti se data dhe vendi i meçit nuk po përcaktohen, zhvillimi i këtij meçi rrezikon të dështojë.

Fury i shkroi Wilderit publikisht në Twitter: “Ku je o njeri? Koha po kalon!! Nuk do të të pres përgjithmonë!! Në divizion ka endacak të tjerë të cilët dua t’i ha për mëngjes”. 

(Kosova Sot Online)