Orsato, italiani arbitër i finales se Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 20 August 2020 - 16:27
Orsato, italiani arbitër i finales se Ligës së Kampionëve

UEFA ja ka besuar arbitrit italian, Daniele Orsato përgjegjësinë për ta drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Orsato do të jetë arbitri i shtatë italiane që do ta referojë një finale të Ligës së Kampionëve dhe kjo është hera e parë prej që Rizzoli referoi në ndeshjen kur Bayern e mposhti Borussia Dortmundin në vitin 2012-13.

Lorenzo Manganelli dhe Alessandro Giallatini do të jenë asistentët e 44 vjeçarit në Lisbonë. /GazetaExpress/

Këta janë arbitrat e finales së Ligës së Kampionëve për sezonin 2019-2020

Arbitër: Daniele Orsato (ITA)

Asistent: Lorenzo Manganelli (ITA) dhe Alessandro Giallatini (ITA)

Zyrtarë i katër: Ovidiu Hategan (ROM)

VAR: Massimiliano Irrati (ITA)

Asistent në VAR: Marco Guida (ITA), Roberto Diaz Perez del Palomar (SPA) dhe Alejandro Hernandez Hernandez (SPA)

(Kosova Sot Online )