Champions League, premtimi i Artetës për Willianin

  • S.A /
  • 21 August 2020 - 12:14
Champions League, premtimi i Artetës për Willianin

Braziliani Willian i surprizoi të gjithë kur pas largimit nga Chelsea vendosi të qëndrojë sërish në Londër duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me Arsenalin si lojtar i lirë.

Në një intervistë futbollisti i përfaqësueses braziliane, ka shpjeguar edhe arsyet se përse zgjodhi “topçinjtë” duke qëndruar në Premierligë.

Ai gjithashtu tregoi se Mikel Arteta synon shumë, ai beson se brenda pak vitesh mund të ndërtojë një skuadër që do të ketë vërtet mundësi ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Kisha shumë oferta në tavolinë, nuk dija se ku do ta vazhdoja karrierën. Arsenali më ofroi një kontratë tre vjeçare dhe kjo gjë më pëlqeu menjëherë”, u shpreh ai.

“Doja të firmosja për një skuadër ku isha pjesë e një projekti, projekt të cilin Arsenali e ka”.

“Trajneri Arteta më tha se fillimisht duhet të kualifikohemi për në Champions League dhe të tentojmë ta fitojmë para se unë të largohem”, zbuloi sulmuesi brazilian.

(Kosova Sot Online )