Qeveria e Kosovës e humbë edhe një betejë tjetër me Serbinë në shtrirjen e autoritetit kushtetuese në Mitrovicën e Veriut

Qeveria e Kosovës e humbë edhe një betejë tjetër me Serbinë në shtrirjen e autoritetit kushtetuese në Mitrovicën e Veriut

Gani Qarri

  • 21 August 2020 - 07:44

Shkruan:Gani Qarri

“Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabic, qysh para dhjet ditësh ka paralajmëruar hapjen e një laboratori të tillë në Mitrovicë të Veriut, por megjithatë,deri më tash të gjithë e kanë futur kokën në zallë e vazhdojnë të heshtin si struci, madje nuk lajmërohet as Veseli, Haradinaj e Limaj, trimat e luftës dhe asnjë nga institucionet kosovare e as bartësit e tyre, ministrat përkatës, qoftë ai i shëndetësisë apo i Punëve të Brendshme, nuk kanë reaguar fare asnjëri prej tyre, në lidhje më këtë projekt cinik të shtetit serb të premtuar për realizim me procedurë të shpejtë dhe pa i konsultuar apo "dakorduar" me institucionet inekzistente të shtetit të Kosovës”.

-Mjerisht, Qeveria kukull e butakut Avdullah Hoti, jo vetëm se po turpëron dhe dëshpëron përditë e më tepër shqiptarët por edhe po vazhdon të tregohet tërësisht e pa fuqishme dhe e pa zonja për ndërmarrjen e asnjë reagimi kundërshtues kundër provokimeve më të reja serbe. Madje koalicioni i turpit LDK-AAK-NISMA, me në krye Avdullah Hotin i cili, që nga katapultimi në krye të qeverisë së vendit, e degjeneroi dhe zhvlerësoi tërësisht çdo institucion shtetëror, duke mos reaguar asnjëherë si shtet dhe përcjellë në heshtje bashkë me të gjithë kabinetin qeveritar, paralajmërimin e qeverisë serbe për ngritjen e një laboratori anti covid në Mitrovicën Veriore, për çka shteti serb, thotë se ka ndarë rreth 102.000 euro, laborator ky i cili thuhet se do të kryej testime PCR për COVID-19, pa miratimin e shtetit të Kosovës. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabic, qysh para dhjet ditësh ka paralajmëruar hapjen e një laboratori të tillë në Mitrovicë të Veriut, por megjithatë,deri më tash të gjithë e kanë futur kokën në zallë e vazhdojnë të heshtin si struci, madje nuk lajmërohet as Veseli, Haradinaj e Limaj, trimat e luftës dhe asnjë nga institucionet kosovare e as bartësit e tyre, ministrat përkatës, qoftë ai i shëndetësisë apo i Punëve të Brendshme, nuk kanë reaguar fare asnjëri prej tyre, në lidhje më këtë projekt cinik të shtetit serb të premtuar për realizim me procedurë të shpejtë dhe pa i konsultuar apo "dakorduar" me institucionet inekzistente të shtetit të Kosovës. Ndaj nuk do mend, se kjo sjellje e pa turpshme dhe poshtëruese e qeverisë Hoti, vërtetë është edhe një nënshtrim plus përballë strukturave paralele serbe, pasi që edhe deri më tani rastet në komunat në veri të vendit janë menaxhuar nga organet paralele dhe testet janë kryer çdo herë në qytete të ndryshme të Serbisë, sikurse që edhe pacientët në gjendje më të rëndë kanë marrë trajtime në Nish, Kralevë e qytete tjera të shtetit fqinjë, duke mos u përfillura fare rekomandimet dhe kërkesat e IKSHP-së, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të shtetit të Kosovës, sikur ky vend i sunduar nga "Don Kishotët" primitiv të mos kishte fare udhëheqës, as qeveri”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".