Paralajmërimi serioz i Toure për Messin nëse shkon në Premierligë

  • S.A /
  • 21 August 2020 - 12:51
Paralajmërimi serioz  i Toure për Messin nëse shkon në Premierligë

Yaya Toure e ka paralajmëruar Lionel Messin nëse përfundimisht vendos që të largohet nga Barcelona dhe të transferohet në Premierligë.Spekulimet janë duke u rritur dita ditës se Messi, pas humbjes 8-2 nga Bayern Munich në Champions League, ka vendosur t’i thotë lamtumirë klubit ku ka fituar gjithçka.

“Do të jetë e ndërlikuar. Nga ajo që di, Messi e do Barcelonën. Ai e do qytetin, e do klubin, e do filozofinë atje. Por, nëse do të duhej të largohej nga Barcelona, ndoshta mund të vijë te Manchester City. Pse? Sepse ky klub ka para për ta blerë atë. Janë vetëm pak klube në Premier League, që mund ta afrojnë atë, për të qenë i sinqertë”, u shpre Toure.

“Nëse vjen te Manchester City do të jetë mjaft mirë, sepse pjesa tjetër e Premier League është gjithashtu mjaft e fortë. Nisur nga mënyra se si luan Messi, pak trajnerë do ta duan atë, sepse thjesht pozicionohet në krah dhe nuk dëshiron të mbrojë shumë. Në Angli do ta kritikojë për këtë. Skuadrat në Premier League duan që ju të punoni, të mbroni dhe të sulmoni. Kjo nuk është e lehtë. Por, nëse ai vjen në Angli, mund ta shihja duke luajtur për Manchester City, sepse Guardiola e njeh më mirë dhe mund ta përshtasë në skuadrën e tij, duke luajtur futbollin që dëshiron. Kam pak dyshim nëse ai do të largohet nga Barcelona, për të qenë i sinqertë. Nëse Messi largohet, do të krijohet një hendek masiv te Barcelona”.

(Kosova Sot Online )