Prishtina gati të zbres në fushë për herë të parë këtë vit në garat evropiane

  • S.A /
  • 22 August 2020 - 10:15
Prishtina gati të zbres në fushë për herë të parë këtë vit në garat evropiane

Skuadra më e trofeshme kosovare, Prishtina do të zbres më në fund në fushë për ta luajtur ndeshjen e parë evropiane këtë vit.

Kryeqytetasit janë mysafirë të skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln red Imps, me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 18:00.

Në fakt kjo ndeshje është dashur të harrohet tanimë, por rastet pozitive që ndodhën te Prishtina bëri që kjo të shtyhet.

Kryeqytetasit janë rikthyer në Kosovë dhe e gjithë ekspedita nuk ka pasur të drejtë të fluturojë përsëri drejt Gjibraltarit.

Prishtina ka huazuar të gjithë futbollistët nga skuadrat tjera kosovare ndërsa ekipi do të udhëhiqet nga Ramiz Krasniqi si trajner.

Skuadra kosovare synon fitore në raundin parakualifikues për të luajtur në rrethin e parë të Ligës së Evropës.

Gjithsesi para se të luhet ndeshja, dy skuadrat presin rezultatet e testeve për Covid-19 që do të mbërrijnë rreth orës 12:00.

Në edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina përfundoi e katërta në tabelë, ndërsa garat evropiane i siguroi si fituese e Kupës së Kosovës (përballë Ballkanit).

(Kosova Sot Online )