Bordi i Barcelonës ka diskutuar të ardhmen e Messit – disa anëtarë pro shitjes së argjentinasit

  • S.A /
  • 22 August 2020 - 10:22
Bordi i Barcelonës ka diskutuar të ardhmen e Messit – disa anëtarë pro shitjes së argjentinasit

Bordi i Barcelonës ka mbajtur një mbledhje – aty ku është diskutuara veçanërisht për të ardhmen e Lionel Messit.Ylli argjentinas është i dëshpëruar me dështimet e skuadrës në vitet e fundit, shkaku që nuk kanë arritur të fitojnë Ligën e Kampionëve nga viti 2014. Sipas asaj që raporton ESPN, në mbledhjen e mbajtur nga krerët e klubit të Barcelonës, disa anëtarë kanë qenë të pajtimit që 33-vjeçari të shitet në këtë verë.Messi nuk po kalon kohë të mirë te Barcelona së fundmi. Mediumi ndërkombëtar bën të ditur se anëtarët që janë pro shitjes së gjashtë herë fituesit të Artë mendojnë se lojtari po e bllokon lojën e skuadrës. Mund të thuhet se loja e Barcelonës është e ndërtuar përreth Messit, e kjo thuhet se po kushtëzon mundësitë e shumta të lojës.

Opsionet e tjera bijën në ujë kur Messi është në fushë dhe topi më shumë pasohet tek ai, andaj kjo ka bërë që anëtarët të kërkojnë shitjen e tij. Messi ka mbajtur një takim me Ronald Koemanin dhe thuhet se aty i ka bërë me dije që nuk do të jetë në dispozicionin e tij dhe kërkon të largohet. Për argjentinasi, në garë janë skuadra si, Manchester City dhe Interi, që besohet se kanë filluar të punojnë në transferimin e njërit prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

(Kosova Sot Online )