Këta janë tetë lojtarët e Prishtinës të infektuar me COVID-19

  • S.A /
  • 22 August 2020 - 13:26
Këta janë tetë lojtarët e Prishtinës të infektuar me COVID-19

Tetë lojtarë të Prishtinës janë të infektuar me COVID-19.Menjëherë pasi janë kthyer nga Gjibraltari, aty ku do të zhvillonin takimin ndaj Lincoln Red Imps, bardhekaltërit kanë kryer testet për Coronavirus në vendin tonë.

Skuadra ishte nisur për herët të dytë në Gjibraltar, duke shpresuar se ishin të gatshëm që të zhvillonin ndeshjen në kuadër të parakualifikimeve në Ligën e Evropës. Gazeta mëson se Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Boshnjaku, Arbnor Muja dhe Ardian Muja, janë të infektuar me Coronavirus.

Nga situata e krijuar, fituesi i Kupës së Kosovës rrezikon të humbë ndeshjen me rezultat zyrtar nga UEFA, 3-0.

(Kosova Sot Online )