Suarez: “Kroos kishte mbaruar, Ramos ishte katastrofë, Modric afër largimit – në fund fenomena”

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 14:57
Suarez: “Kroos kishte mbaruar, Ramos ishte katastrofë, Modric afër largimit – në fund fenomena”

Luis Suarez beson se me punë dhe organizim të mirë, edhe kjo skuadër që ka tani Barcelona mund të arrijë gjëra të mëdha dhe se ende nuk ka “vdekur”, siç raportohet për ndryshime të mëdha te katalunasit.

Ai ka marrë shembull Real Madridin dhe kritikat e shumta që futbollistët dhe skuadra mori para se të kthehet Zinedine Zidane që më pas stabilizoi të njëjtin ekip, të njëjtit futbollistë, me ndryshime të vogla – për të fituar La Ligën dhe Superkupën e Spanjës.

“Thuhej se Kroos kishte mbaruar, që Ramos ishte një katastrofë, ata donin ta largonin Modricin… dhe vitin e ardhshëm ata ishin përsëri të gjithë fenomene”, deklaroi Suarez.

Dëshira e Luis Suarez është që të vazhdojë të qëndrojë në Barcelonë, qoftë edhe si zëvendësues, por raportohet se ai është në listën e zezë, në listën e largimit. 

(Kosova Sot Online)