Trazira në Paris pas humbjes së PSG-së kundër Bayernit në finale të Champions

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 08:59
Trazira në Paris pas humbjes së PSG-së kundër Bayernit në finale të Champions

ifozët e Paris Saint-Germain kanë shkaktuar trazira në bulevardin “Champs-Elysees” duke djegur dhe shkatërruar makina të shumta, pas humbjes se PSG-së 1:0 kundër Bayern Munich në finale të Ligës së Kampionëve të dielën.

Mijëra tifozë të PSG-së u mblodhën në këtë bulevard për ta shikuar finalen dhe ngelën zemërthyer, sepse ekipi i tyre pësoi disfatë 1:0 falë golit të Kingsley Coman me kokë në pjesën e dytë.

Pamje të publikuara pas ndeshjes e shfaqin një trazirë të madhe të shkaktuar nga tifozët e tërbuar.

Zjarrfikësit mund të shihen duke e shuar zjarrin në disa makina afër bulevardit.

Rrugës duke u larguar nga bulevardi në një numër të madh, tifozët parisienë i dogjën edhe shportat e mbeturinave.

Franca ende ka në fuqi masa të rrepta kundër koronavirusit, por tifozët e kampionit francez u mblodhën në bulevard dhe pranë stadiumit të PSG-së, pavarësisht nuk lejohet grumbullimi në këto dy vende.

(Kosova Sot Online )