McIntyre kërkon nga The Undertaker të tërhiqet nga pensionimi për një meç të fundit mes tyre

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 09:10
McIntyre kërkon nga The Undertaker të tërhiqet nga pensionimi për një meç të fundit mes tyre

Kampioni i WWE, Drew McIntyre, ka thënë se shpreson që The Undertaker të tërhiqet nga pensionimi për një meç të fundit.

Dyshja u ndeshjen në evenimentin ‘Extreme Rules’ në vitin e kaluar, ku morën pjesë edhe Shane McMahon dhe Roman Reigns, mirëpo dueli individual mes tyre nuk ka ndodhur akoma.

Pas pensionimit të The Undertaker, gjasat që të ndodhë diçka e tillë janë zvogëluar akoma më shumë. Mirëpo në njoftimin për pensionimin, 55-vjeçari kishte deklaruar se do të rikthehej “në rast të ndonjë emergjence” dhe nëse kjo i kërkohet nga shefi i WWE, Vince McMahon.

Kampioni McIntyre shpreson të ndeshet me Taker në një përballje finale mes tyre që padyshim se do ta pëlqenin edhe tifozët e WWE.

“Është dueli që e dua, para se ai të largohet përgjithmonë. E dua meçin ndaj The Undertaker. Kur dola për herë të parë, kisha frikë nga ai. Të gjithë tmerroheshin kur e shihnin”.“Kur isha 23 apo 24 vjeç, ai ishte angazhuar si mentori im. Më ishte thënë të mos e dëgjoja askënd pos The Undertaker, prandaj gjatë gjithë kohës i kërkoja këshilla”.

“Nganjëherë dukej sikur fliste enigma, sepse fliste në nivel të avancuar. Një legjendë absolute. Mendoj se ka edhe një meç për të zhvilluar dhe duhet të jetë me Drew McIntyre”, ka deklaruar kampioni për BBC.