Rastet kur Neuer ua mohoi golin Neymarit dhe Mbappes

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 14:58
Rastet kur Neuer ua mohoi golin Neymarit dhe Mbappes

Paris Saint-Germain nuk mund ta fajësojë askënd pos vetes për disfatën në finale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Kampioni francez kishte mundësi të shumta për të shënuar mbrëmjen e së dielës në Lisbonë, veçanërisht në pjesën e parë.

Milani e ndan buxhetin për blerjet e verës… vetëm 30 milionë euro

Mundësitë më të mira iu ofruan dyshes kryesore të skuadrës, Neymarit dhe Kylian Mbappes.Portieri i Bayernit ia mohoi golin edhe Mbappes, i cili mbase i ka fajët më shumë sepse ka mundur të godiste shumë më mirë sec bëri pas një kombinimi fantastik me Ander Herreran.

Humbja e mundësive ideale i kushtoi PSG-së, pasi kampioni gjerman nuk vonoi shumë dhe kaloi në epërsi në pjesën e dytë.

Kingsley Coman e shënoi atë që ishte golit i triumfit të gjashtë për Bayernin në Ligën e Kampionëve.

Anësori francez e mposhti Navasin me një goditje të shkëlqyer me kokë, pas një harkimi tejet preciz të Joachim Kimmich në fillim të pjesës së dytë.

Neymar nuk që në gjendje të shënoi nga afërsia, pas një superpasimi nga Mbappe, pasi goditjen e tij me këmbën e majtë e priti veterani gjerman.

(Kosova Sot Online )