Koeman nis pastrimin e Barçës, lajmi i hidhur i është komunikuar Suarezit

  • S.A /
  • 24 August 2020 - 16:35
Koeman nis pastrimin e Barçës, lajmi i hidhur i është komunikuar Suarezit

Luis Suarez s’do ta veshë më fanellën e Barcelonës.Sipas ‘El Chiringuito’ gjithashtu, duke iu referuar “Rac1”, Ronald Koeman e ka telefonuar tashmë sulmuesin për t’i treguar se nuk llogarit në të për sezonin 2020/21.

Natyrisht ky lajm mund ta ketë prekur më shumë Leo Messin, që ka krijuar miqësi të madhe me Suarezin.

Në anën tjetër, Jota Jordi i “El Chiringuito”, mbrëmë nga burime të sigurta konfirmoi se të parët në listë për t’u larguar këtë verë nga Camp Nou janë Ivan Rakitic, Samuel Umtiti, Arturo Vidal dhe Luis Suarez,

(Kosova Sot Online )